Qeveria më e lartë e futbollit europian, UEFA, ka vendosur të shpërndajë një fond prej 236,5 milionë eurosh, para që do të shkojnë për 55 federatat që bëjnë pjesë në UEFA për të përballuar sa më mirë krizën e pandemisë Covid-19.
Kjo është bërë e ditur të hënën në faqen zyrtare të UEFA-s.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka bërë të ditur se të gjitha federatave nacionale do t’iu ndahen nga 4,3 milionë euro. Pra kjo shumë do t’i ndahet edhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK-ja ditë më parë ka përfituar 462 mijë euro nga një fond i ndarë nga FIFA. Por përkrahja e UEFA-s është dukshëm më e madhe.
“Fondi HatTrick zakonisht u shpërndahet federatave nacionale për të mbuluar kostot dhe për të ndihmuar në zhvillimin e zonave specifike dhe të synuara të futbollit vendorë. Por UEFA ka vendosur të lejojë secilën shoqatë të vendorë prioritetet e veta, pas ndikimit negativ të koronavirusit në futboll”, ka njoftuar UEFA.
Pra i takon FFK-së të vendos se si do t’i ndajë mjetet e UEFA-s.
“Sporti ynë po përballet me sfida të papara për shkak të krizës së krijuar nga Covid – 19. UEFA dëshiron të ndihmojë anëtaret e saj për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur në këto rrethana specifike. Si rezultat jemi pajtuar që deri në 4,3 milionë euro për federatë, të paguara për pjesën e mbetur të këtij stinori dhe për stinorin e ardhshëm, si dhe pjesa e fondit të investimeve, mund të përdoren siç e shohin të përshtatshme anëtarët tanë për të rindërtuar komunitetin e futbollit”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Çeferin.
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës