Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka konfirmuar se Napoli është përpjekur për të nënshkruar me të këtë verë, por thekson se e ardhmja e tij qëndron në Emirates.
Me largimin e Pepe Reinas dhe Luigi Sepes, “Partenopei” është në nevojë për të transferuar dy portierë, prandaj ata kanë synuar nënshkrimin e një figure me eksperiencë dhe një talenti tjetër të ri, transmeton portali arbresh.info.
“Ka pasur interesim nga Napoli, është e vërtetë, por e ardhmja ime është në Arsenal”, u ka thënë 36-vjeçari gazetarëve te Republika Çeke.
“Nuk jam duke menduar për të ndryshuar klubin. Tani, janë tre në garë për dorezat te Arsenali dhe unë jam i gatshëm”
Arsenali transferoi së fundmi portierin Bernd Leno nga Bayer Leverkuseni./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...