Dani Ceballos ka thënë se e ardhmja e tij nuk do të qëndrojë domosdoshmërisht me Arsenalin, pavarësisht se ndihmoi skuadrën londineze për lavdinë e FA Cup.
Mesfushori spanjoll luajti rol kyç në sezonin e Gunners, duke pasur impakt edhe në finalen e djeshme ndaj Chelseat, të cilën skuadra e Arteta e fitoi me rezultat 2:1.
Koha e tij në ‘Emirates’, sidoqoftë, ishte vetëm një marrëveshje huazimi nga Real Madrid, dhe 23-vjeçari dëshiron t’i mbajë të hapura opsionet e tij në lidhje me atë se ku luan sezonin e ardhshëm.
“Unë nuk kam folur ende me Real Madridin, por kushdo që vesh atë fanellë është i lumtur”, i tha Ceballos El Partidazo de COPE. “Real Madridi është më i mirë se çdo klub në botë. Do të shohim për të ardhmen time”.
“Nuk po mendoj nëse mund të luaj apo jo për Real Madrid, Arsenal apo një klub tjetër”.
”Tani është koha për t’u shkëputur. Unë duhet të jem i qetë dhe të mendoj qartë me familjen time për vitin e ardhshëm”, vazhdoi ai.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...