Edison Cavani është duke u kërkuar nga Real Madridi
Pas dënimit nga FIFA, ku Real Madridi nuk do të ketë të drejtë që të blejë lojtarë deri në vitin 2017, Los Blancos dëshirojnë që të sjellin emra të rinj në Santiago Bernabeu në këtë mini afat kalimtar, që është i fundit para se të hyjë në fuqi dënimi nga FIFA.
Real Madridi është duke kërkuar me ngulm sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, por nëse dështon transferimi i polakut, atëherë Edison Cavani do të jetë zgjedhja tjetër për trajnerin Zidane, raporton Fichajes.net.
Edison Cavani është duke kaluar nëpër një formë të mirë te Paris Saint Germain. Ai në 24 paraqitje në ta gjitha garat, ka shënuar 13 gola.
Sipas Fichajes.net, Zinedine Zidane e pëlqen shumë uruguajanin dhe do të tentojë ta transferojë atë që në afatin kalimtar të janarit, para se të hyjë në fuqi dënimi nga FIFA.
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin