Iker Casillas e ka pranuar se do ta dëshironte rikthimin në Real Madrid, klubin ku i kaloi ditët më të mira të karrierës profesionale si portier.
Legjenda spanjolle ka promovuar dokumentarin e tij “Krahët e varur”, pasi që u pensionua nga futbolli.
Pas problemeve me zemër, Casillas publikoi dokumentarin, në të cilin u është përgjigjur pyetjeve për një rikthim në Santiago Bernabeu, ku i kishte kaluar për 25 vjet të karrierës.
“Është ëndërr e imja sepse mund të ndihmojë klubin më të famshëm në botë, sepse unë e njoh atë shumë mirë”, tha Casillas.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por do të ishte me të vërtetë e veçantë të kthehesha dhe të isha në gjendje të transmetoja ato vlera që ata më mësuan si fëmijë”, shtoi ai.
“Unë kurrë nuk do të mbyll një derë ku nesër mund të jem i lumtur dhe i kënaqur përsëri”, tha ish-portieri i Realit./Gazeta Express/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...