Ylli i Real Madrid, Casemiro beson se do t’ia dalin të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali u mposhtë nga Manchester City me rezultat të ngushtë 1 – 2 në “Santiago Bernabeu”, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani pas ndeshjes ka thënë se vetëm një klub mund ta rikthejë ndeshjen dhe ai është “Los Blancos”.

“Ende nuk ka mbaruar. Është një skuadër që mund ta rikthejë dhe është Real Madrid”.
“Çfarë është e rëndësishme luajtëm mirë për 75 minuta, kundër një skuadër të mirë dhe për 15 minuta nuk bëmë çfarë duhet bërë. Ka shumë punë për tu bërë”, theksoi ai.
Ndeshja kthyese do zhvillohet me 17 mars në “Etihad”./arbresh.info.
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...
Kërçeli: LVV pret rezultat të ngjashëm me zgjedhjet e fundit
Doarsa Kica – Xhelili sqaron deklaratën e saj virale: Kam th...
Konkursi për Kryeprokuror, monitoruesit kërkojnë proces tran...
Rubio bisedë telefonike me shefin e OKB-së, diskutohet rritj...