Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar apelin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj Federatës Rumune të Futbollit (RFF) dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjen që u zhvillua në Ligën e Kombeve në nëntor të vitit të kaluar.
Kombëtarja e Kosovës kishte braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, për shkak të thirrjeve anti kombëtare nga tifozët e Rumanisë, përcjell Arbresh.info.
FFK-ja kishte apeluar në CAS ndaj këtij vendimi dhe kishte kërkuar që UEFA t’i mbajë përgjegjës rumunët për braktisjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6 mijë eurosh nga UEFA.

Reagimi i CAS-it:
“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t’u larguar nga fusha në mungesë të një drejtimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për zhvillimin e ndeshjes së braktisur.
Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës.
I takonte arbitrit të vendoste për hapat që do të merren. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës qartazi refuzuan të ndiqnin udhëzimet e gjqytarit që të kthehen në fushë dhe të vazhdojnë ndeshjen.
Paneli vendosi që FFK-ja, jo RFF-ja, ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Hudhet ankesa e FFK-së dhe vërtetohet vendimi i kontestuar”, thuhej në vendimin e CAS.
“Po e shpall pavarësinë, po”; “me emër të Zotit”, Endriti ri...
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...