Dani Carvajal është suspenduar vetëm për një ndeshje pas kartonit të kuq në El Clasico.
Komiteti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka njoftuar se futbollisti i Real Madridit do të ndëshkohet me vetëm një ndeshje qëndrim jashtë fushe për shkak të kartonit të kuq që mori kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Qendërmbrojtësi i ‘Los Blancos’ e ndali me dorë goditjen e Paulinhos gjatë pjesës së dytë të El Clasicos të së shtunës.
Carvajal është larguar nga fusha në minutën e 63′ në disfatën thellë ndaj gjigantit katalunas.
Skuadra e Ernesto Valverdes u largua nga Santiago Bernabeu me një fitore të thellë 3 me 0 ndaj kampionit të Evropës dhe Spanjës.
Carvajal nuk luan në ndeshjen si mysafirë kundër Celta Vigos./arbresh.info/
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët