Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka zbuluar se ishte shumë afër të bashkohej me Chelsean në vitin 2007, por transferimi dështoi në minutën e fundit.
Ish-mbrojtësi legjendar ishte një lojtar i lirë në atë kohë, pasi ishte ndarë me Real Madridin pas 11 vitesh të ngarkuar me shumë trofe në Santiago Bernabeu.
“Unë kisha dy propozime, Fenerbahce dhe Chelsea. Chelsea nuk funksionoi kështu që unë firmosa për Fenerbahce”, ka thënë fillimisht Carlos për Goal.com.
“Por, me Chelsean, u afruan shumë. Arritëm marrëveshje verbale dhe unë thjesht duhej të shkoja atje dhe të nënshkruaja kontratën”.
“Ishte vetëm një javë para se të nënshkruaja për Fenerbahcen dhe kisha qenë në Paris për t’u takuar me Roman Abramovich dhe drejtorin Peter Kenyon”.
“Fatkeqësisht, në momentet e fundit diçka nuk funksionoi vetëm para finalizimit, gjë që ndodh shumë në futboll. Kishte një problem me avokatin”.
“Gjithçka ishte arritur, megjithëse, unë jam 100 për qind i sigurt se do të kisha bërë mirë në Ligën Premier dhe do të ishte përshtatur me karakteristikat e mia”, përfundoi braziliani.
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë
Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Malishevë – priten arrest...