Carlos Alacaraz ka triumfuar në Grand Slamin e US Open duke e mposhtur në finale italianin dhe numrin 1 të botës, Jannik Sinner.
Spanjolli triumfoi me rezultat 3-1 me sete, shkruan Arbresh.info.
Alcaraz e nisi ndeshjen më mirë duke fituar setin e parë me rezultat bindës 6-2.
Por italiani u rikthye fuqishëm në setin e dytë, dhe fitoi me rezultat 6-3 ku e barazoi edhe rezultatin në sete.
Mirëpo, Alcaraz nga ai moment mori lojën në kontroll dhe triumfoi bindshëm setin e tretë duke e mposhtur Sinnerin, 6-1.
Në setin e katërt i cili ishte edhe vendimtar, Carlos Alacaraz triumfoi 6-4, për t’i siguruar vetës së tij titullin e dytë të US Open.
Ndërkohë ky është Grand Slami i tij i gjashtë në karrierë pas dy triumfeve në Wimbledon dhe Roland Garros si dhe një US Open./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...