Carlo Ancelotti ka shkaktuar tronditje brenda dhomës së bordit të Arsenalit kur u zbulua se është duke pritur thirrje nga një klub në Premierë Ligë.
58-vjeçari ishte shkarkuar nga Bayern Munichu pas disfatës 3 me 0 në Ligë të Kampionëve nga Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. Ai është përfolur se do të bëhet trajner i Italisë si zëvendësues i Giampiero Venturas që u shkarkua pas dështimit për t’i siguruar Italisë kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Por, ‘Corriere dello Sport’ raporton që Ancelotti nuk ka dhënë ende përgjigjen vendimtare derisa vazhdon të pres për oferta të mundshme nga klubet si Arsenali dhe Chelsea.

Arsene Wenger mund të largohet nga karrigia e nxehtë te Arsenali pas 22 viteve dhe Ancelotti është ngazëllyer për këtë detyrë. Ndërkohë, Antonio Conte pritet të largohet nga Chelsea me përfundimin e sezonit.
Ancelotti ishte në detyrë në Stamford Bridge nga qershori i vitit 2009 deri në maj të vitit 2011 duke fituar Premierë Ligën dhe Kupën FA në vitin 2015.
Gjiganti në Emirates është i alarmuar rreth disponueshmërisë së tij, andaj kalimi i Ancelottit te klubi londinez mund të jetë më shumë i mundshëm./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...