Ish trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti besohet se mund të kërkoj rikthimin në Premierë Ligë nëse Bayern Munichu prish klauzolën në kontratën e tij tri vjeçare.
Trajneri italian aktualisht është në sezonin e tij të dytë të marrëveshjes tri vjeçare dhe tashmë është nën presion për të sjell rezultat pas fillimit të dobët të sezonit nga klubi, transmeton portali arbresh.info. Bayerni ishte mesatar në ndeshjet parasezonale duke u bazuar në nivelin e tyre dhe aktualisht janë të vendosur në pozitën e gjashtë në Bundesliga pas tri ndeshjeve të këtij edicioni.

Bazuar në ‘ESPN’, Ancelotti mund të konsideroj rikthimin në ligën më të madhe angleze nëse Bayerni fillon kërkimet për një trajner të ri në fund të sezonit.
Trajneri 30-vjeçar i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është favorit për të zëvendësuar Ancelottin derisa gjiganti bavarez preferon një trajner afatgjatë në klub.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger vazhdoi kontratën e tij te “Topçinjtë” edhe për dy vite gjatë kësaj vere, por disponueshmëria e Ancelottit mund t’ia ndryshojë mendjen hierarkisë së klubit.
Një pjesë e tifozëve tashmë thuhet se janë të lodhur nga menaxhmenti i Wengerit, skuadra e të cilit tani qëndron në pozitën e 11-të në tabelën e Premierë Ligës./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...