Është raportuar se Arsenal dhe Chelsea do të luftojnë për shërbimet e Carlo Ancelottit.
Dy klubet e Ligës Premier ka gjasa që të kërkojnë trajner të ri gjatë verës, ku të ardhme të pasigurt kanë Arsene Wenger dhe Antonio Conte.
Sipas gazetës britanike Daily Express, trajneri italian Ancelotti ka gjasa të kryesojë listat e dyja klubeve për zëvendësimet e mundshme Carlo Ancelotti
Ancelotti ka fituar në citin 2010 titullin e kampionit në ligën elitare angleze me Chelsean
Strategu 58-vjeçar është papunë që nga shkarkimi nga Bayern Munich në fillim të këtij sezoni.
Carlito së fundi ishte mysafir nderi i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, ku londinezët barazuan 1-1 me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti ka qenë tashmë trajner i The Blues, ku në vitin 2010 udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit.
Ish trajneri i Real Madridit dhe Milanit gjithashtu ka qenë i lidhur me punën e trajnerit të kombëtares së Italisë, por ai ka shprehur dëshirën për të drejtuar një klub dhe jo një përfaqësuese. /Telegrafi/
KFOR rikonfirmon angazhimin për siguri në Kosovë në takimin ...
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit