Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Interit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti diskutoi për dyshen franceze të skuadrës, Eduardo Camavinga dhe Karim Benzema.
Për Eduardo Camavinga
“Ai është i ri, ka shumë energji dhe ka dëshirë. Nuk mund t’i bëjmë shumë presion sepse është 18-vjeç. Ndonjëherë ai është shumë me nxitim, por ne mund të mbështetemi tek ai. Stafi i trajnerëve ka shumë besim te ai. Është viti i tij i parë në Madrid”.
Për çështjen e Karim Benzema kundër Inter
“Po humbisni numrin nëntë më të mirë në botë, kështu është. Duhet ta përgëzojmë, ka qenë e vështirë për të pasi ka numrin nëntë më të mirë në botë përpara tij”.
Real Madrid do të jetë nikoqir i Interi në xhiron e fundi të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të zhvillohet të martën./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje