Cannavaro: Real Madrid ka nevojë për Mbappe, por nuk do ta kenë të lehtë

08:45 | 13 Maj 2020

Ish mbrojtësi i Real Madrid-it, Faio Cannavaro beson se klubi i vjetër duhet të transferojë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

“Los Blancos” që nga vera e kaluar janë duke u munduar ta transferojnë francezin, por PSG nuk lejon një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info.

Cannavaro e mbështet këtë transferim, mirëpo ka paralajmëruar Real-in, se nuk do të jetë lehtë.

“Real Madrid ka nevojë për lojtar si Mbappe, yll i ri i cili mund t’i ndjek hapat e Cristiano Ronaldo-s”.

“Është normale që Madrid duan ta transferojnë, por do jetë vështirë sepse PSG nuk ka nevojë për para, ata janë ambicioz dhe duan të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se do jetë e vështirë për Real-in. Presidenti i PSG-së është person që dëshiron të fitojë, e njoh mirë dhe do luftojnë që ta mbajnë Mbappe”, tha italiani.

PSG për kartonin e francezit kërkon plotë 200 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara