Joao Cancelo ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e djeshme të Barcelonës 5-1 ndaj Sevilla, ku anësori portugez fitoi dy penallti dhe shënoi një gol.
I huazuar te Barcelona gjatë merkatos së janarit nga Al-Hilal, Cancelo i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij të deritanishme në këtë rikthim te katalanasit dhe mbi të gjitha ka fituar besimin e Hansi Flick.
“Diario Sport” zbulon se Cancelo nuk dëshiron të largohet nga Barcelona. Ai është nën kontratë me Al-Hilal deri në qershor të vitit 2027, por portugezi është i bindur se dëshiron të transferohet përfundimisht te katalanasit.
Për ta bërë më të lehtë këtë lëvizje, ai është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të rrogës që merr te Al-Hilal.
Duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës me klubin arab, kosto e transferimit përfundimtar të portugezit llogaritet 12-15 milionë euro.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore