Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll tashmë ka datë dhe vend zyrtar.
Përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet më 18 shkurt në palestrën Mizahir Isma në Rahovec.
Vendimi është marrë nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi klubi rahovecas shprehu interesim për organizimin e finales së kësaj gare prestigjioze.
Pritet që sfida të tërheqë interesim të madh, duke pasur parasysh rivalitetin dhe traditën e dy skuadrave finaliste.
Ndërkohë, Bordi i FBK-së ka vendosur që shitja “online” e biletave të nisë nga faza çerekfinale e ‘play-off’-it në Superligën e meshkujve, një hap që synon lehtësimin e procesit për tifozët dhe rritjen e organizimit në ndeshjet vendimtare të sezonit.
Në të njëjtën mbledhje janë marrë edhe vendime të rëndësishme për përfaqësueset.
Përzgjedhës i Kosovës A në konkurrencën e femrave është emëruar Lorik Kllokoqi, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Laberion Ibrahimi.
Po ashtu, janë caktuar edhe përzgjedhësit e grupmoshave të reja, në kuadër të vazhdimit të strategjisë për zhvillimin dhe forcimin e basketbollit kosovar në të gjitha nivelet./Telegrafi/
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj