Datat për ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë janë konfirmuar, ku përballja mes Juventusit dhe Interit zhvillohet më 4 prill, ndërsa ajo mes Cremoneses dhe Fiorentinës një ditë më vonë.
Gjysmëfinalja është e vetmja fazë në garën e Kupës së Italisë që luhet në dy ndeshje, pasi të gjitha të tjerat janë me një ndeshje prej 90 minutash, kohën shtesë dhe penalltitë për tu vendosur fituesi.
Derby d’Italia hap raundin në “Allianz Juventus Stadium” në Torino të martën më 4 prill. Cremonese më pas pret Fiorentinën të mërkurën më 5 prill, shkruan telegrafi.
Datat e ndeshjeve të dyta ende nuk janë konfirmuar.
Megjithatë, këto data nxisin një ndryshim në ndeshjet ekzistuese të Serie A për javën e 28-të.
Cremonese- Atalanta, Inter-Fiorentina dhe Juventus- Verona do të zhvillohen të shtunën më 1 prill.
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...