Moises Caicedo e ka pranuar se nuk do të mund t’i thoshte jo Chelseat, me klubin që ka shprehur interesim për sulmuesin.
Caicedo është në krye të listës së Mauricio Pochettinos për transferime të mundshme.
Arsenali dhe Chelsea kanë shprehur interes për 21-vjeçarin në janar, por skuadra nga “Stamford Bridge” tani është favoritë për të nënshkruar me Caicedo, pasi “Topçinjtë” u fokusuan në objektiva alternative.
Caicedo tani i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për një lëvizje të mundshme në Londër, duke përshkruar dëshirën e tij për t’u bashkuar me një ‘skuadër historike dhe të bukur’.
“Është një ekip i madh, kjo është e vërtetë. Një ekip shumë historik, të cilit nuk mund t’i them jo [bashkimit] sepse është një ekip shumë i madh, historik, i bukur. Qyteti është gjithashtu i bukur. Ka gjithçka të bukur,” tha Caicedo për TC Deportes, sipas Evening Standard.
Roberto De Zerbi ka pranuar se Caicedo ka të ngjarë të largohet nga Brighton këtë verë, megjithëse “Pulëbardhat” do të kërkojnë një tarifë më të madhe se 80 milionë funte.
Megjithatë, Chelsea thuhet se është ‘i sigurt se tarifa do të ulet ndërsa vazhdojnë bisedimet me Brighton’./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...