Skuadra e Cagliarit sonte udhëton në stadiumin “Diego Armando Maradona” për t’u përballur me Napolin në ndeshjen e fundit të sezonit në Serien A.
Në rrjetet sociale, skuadra e Cagliarit ka publikuar një foto të Yerry Mina, i cili shihet me veshje të vjetër ushtarake, me shpatë dhe mbrojtës, sikur të ishte një spartan.

Kjo foto e publikuar ka dy domethënie. Vazhdimi i kontratës nga mbrojtësi kolumbian dhe sigurisht edhe paralajmërimi për ndeshjen sonte.
Cagliari e ka siguruar mbijetesën me fitoren e fundit, kurse Napolit i duhet fitore patjetër për t’u shpallur kampion i këtij edicioni.
Kujtojmë se ndeshja sonte zhvillohet nga ora 20:45../Indeksonline/
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...