Shefi i Real Madridit, Emilio Butragueno është përgjigjur së fundmi në lidhje me transferimet e mundshme të klubit në afatin kalimtar dimëror.
Real Madridi po përjeton një formë të tmerrshme së fundmi, duke u mposhtur në shtëpi nga Barcelona me rezultat 0-4 para disa ditësh dhe të martën mbrëma u mposht 3-1 nga Milani në Ligën e Kampionëve.
Kjo situatë ka bërë që Los Blancos të kritikohen shumë për lojën e tyre, por edhe për zgjedhjet e ‘pakta’ në skuadër, pasi zëvendësuesit nuk po arrijnë ta bëjnë dallimin.
Megjithatë, Butragueno ka thënë se klubi i beson skuadrës kur u pyet nëse ata po planifikonin të nënshkruanin lojtarë në janar.
“Ne u besojmë lojtarëve tanë, së fundmi kemi fituar Superkupën e Evropës, Ligën e Kampionëve dhe La Ligën”, ka thënë fillimisht Butragueno.
“Nuk jemi në një moment të mirë tani, duhet ta pranojmë këtë, por na duhet unitet dhe ekuilibri që i duhet një ekipi kampion”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë. Kur situata nuk është ideale, duhet të jemi të bashkuar”, përfundoi shefi i Real Madridit. /Telegrafi/
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...
Hapet Samiti i Diasporës, Begaj: Jeni partnerë të së ardhmes...
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...