Sergio Busquets është rikthyer në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen kundër Romas nesër në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Mjeshtri i mesfushës së “Blaugranëve” është rikthyer dhe është në dispozicion për takimin kundër skuadrës italiane, por Aleix Vidal dhe Yerry Mina nuk pjesë e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Busquets mungoi në ndeshjen e kaluar në Ligë të Kampionëve kundër Chelseas për shkak të lëndimit. Lucas Digne nuk do të jetë gjithashtu në dispozicion për përballjen kundër ish klubit të tij.
Aleix Vidal dhe Yerry Mina janë lënë jashtë për shkak të një “vendimi taktik”, ndërsa Philippe Coutinho nuk luan pas transferimit të tij në janar nga Liverpooli.
Kjo do të thotë se Ernesto Valverde ka vetëm 18 lojtar në dispozicion./arbresh.info/
Skuadra e Barcelonës kundër Romas: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Pique, Rakitic, Sergio, Denis Suarez, Iniesta, Luis Suarez, Messi, Dembele, Paulinho, Alcacer, Jordi Alba, Roberto Sergi, Andre Gomes, Umtiti, Vermaelen
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1