Sergio Busquets ka pranuar se Barcelona ka humbur pikë “në një moment mjaftë të rëndësishëm” kundër Las Palmas, por është e gatshme për “betejën më të vështirë” kundër Atletico Madridit.
Diferenca me pikë e Barcelonës në krye të tabelës me Atletico Madridin në vendin e dytë tani është vetëm pesë pikë pas barazimit 1 me 1 me Las Palmas të enjten, por Busquets beson që skuadra e tij është ende në një “pozitë të privilegjuar”, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi ende në një pozitë të privilegjuar, megjithëse beteja më e vështirë do të jetë të dielën”, ka thënë mesfushori pas ndeshjes.
“Këto janë dy pika që ne i humbëm në një moment të rëndësishëm, por ne e kemi ditur që ishte një vend i vështirë për të shkuar, edhe pse [Las Palmas] janë afër fundit”
29-vjeçari ka realizuar një gol brenda 23 paraqitjeve këtë edicion në La Liga./arbresh.info/
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari