Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-19 ka barazuar 0-0 në miqësoren e dytë kundër Bullgarisë U-19, në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin “Arena” në Sozopol.
Dy ditë më herët, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit, kishin pësuar humbje nga bullgarët 2-1, ndonëse pjesën e parë e kishin mbyllur në epërsi 1-0. Kësaj radhe të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të baraspeshuar, me disa raste shënimi por që rrjetat mbetet të patundura. Mundësinë më të mirë për Kosovën U-19 e pati Liridon Balaj në minutën e 64-t, por gjuajtja e tij nuk shkoi në rrjetë.
Këto dy miqësore me Bullgarinë i shërbyen përzgjedhësit Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për fazën “Elite Round” të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali, ku krahas Portugalisë, në grup do të ketë dhe Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...