Gigi Bufon njoftoi se këtë sezon do të largohet nga skuadra e Juventusit, duke u shprehur se po kërkon për një opsion që është më afër shtëpisë së tij.Janë përfolur disa klube të cilat kanë kërkuar shërbimet e gardianit italian, por një detaj që e ka zbuluar vete 43 vjeçari i ka habitur të gjithë.
Bufon u shpreh se klubi brazilian i Flamengos kishte kërkuar shërbimet e tij, por nuk e ka konsideruar si të vlefshme për shkak të largësisë së madhe.
“Unë kam marrë një telefonatë nga Flamengo, por mendoj se do të qëndroj më afër Italisë.Unë nuk e di nëse ka ndonjë sekret për të luajtur në moshën 43 vjeçare, por mendoj se kjo varet nga karakteri juaj, trupi juaj dhe natyrisht fati i mirë, pasi kjo përbën ndryshim të madh”, tha Bufon për “TNT Brasil”.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...