Gianluigi Buffon kishte vendosur t’i bashkohej Barcelonës nga Parma në vitin 2001 para se Juventusi të reagonte me shpejtësi duke finalizuar marrëveshjen.
Agjenti i portierit legjendar, Silvio Martina ka zbuluar se Zonja e Vjetër “u zgjua” kur mësoi rreth ofertës nga gjiganti katalunas, ndërkohë që portieri “nuk kishte për të menduar dy herë” rreth transferimit në Torino, transmeton portali arbresh.info.
“Barcelona dukej se kishte blerë Buffonin, ata kishin arritur një marrëveshje me Parman”, tha Martina për ‘Diario AS’.

“Pas asaj, Juve u zgjua dhe Gigi nuk mendoi dy herë. Ne kishim një takim gjithashtu me Bronzettin, një shok i afërt i Florentino Perezit, pas ndeshjes Juve – Real në vitin 2005”
“Madridi ishte i interesuar, por në të vërtetë nuk kishte ndonjë negociatë reale”
Buffon synon të mbajë sot (e martë) portën e pastër kundër ‘Los Blancos’ derisa Juve shpreson në befasi për rikthim./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...