Kapiteni i Juventusit dhe kombëtares italiane, Gianluigi Buffon përflitet se ka marrë një ofertë për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Për Bufonin është gati posti i Ministrit të Sporteve në qeverinë italiane.
Portieri mendohet se do të lërë përfundimisht futbollin në fund të sezonit, dhe në atë kohë do të jetë 40 vjeç.
Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar për ndonjë rol trajneri, por pritet të jetë në bordin e drejtorëve të Juventusit.
Sidoqoftë, Bufon ka edhe një mundësi tjetër në horizon. Vitorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Bufon do të jetë Ministri i ri për Sportet.
Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës”.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...