Mesfushori i Kolumbisë, Luis Diaz ka shënuar padyshim njërin nga golat më të mirë këtë vit, në përballje me Brazilin në kuadër të grupeve në Copa America.
Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (78’) dhe Casemiro (90+) për Brazilin, ndërsa për Kolumbinë shënoi Luis Diaz në minutën e 10-të.
Edhe përkundër fitores dhe kualifikimit të Brazilit në raundin tjetër, vëmendja është fituar nga tjetër kush.
Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian, Diaz, i cili me golin e tij të shënuar në minutën e 10-të ka çmendur të gjithë dhe po bën gjiron e botës.
Diaz mori një harkim perfekt nga Juan Cuadrado, ndërsa pa u menduar fare kërceu lartë dhe shënoi në stilin ‘biçikletë’./GazetaOlle/
¡Para verlo una y mil veces! Tremendo golazo de Luis Díaz para @FCFSeleccionCol. ¿El mejor de la CONMEBOL #CopaAmérica?
?? Brasil ? Colombia ??#VibraElContinente #VibraOContinente pic.twitter.com/kZw6DUfadi
— Copa América (@CopaAmerica) June 24, 2021
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...