Mesfushori Brahim Diaz u rikthye këtë verë të luaj me ekipin e Real Madrid, që ka kartonin e lojtarit.
Gjithsesi, spanjolli me prejardhje nga Maroku nuk po ndihet shumë komod, pasi më së shumti ka ngrohur stolin dhe është aktivizuar si zëvendësues (9 ndeshje e 1 gol).
Diaz ka një kontratë deri në vitin 2027 me “Los Blankos”, por ditët e fundit është përfolur për një largim të tij nga Madridi. Madje kjo gjë mund të ndodhë që në janar.
Një nga destinacionit ishte Milani, por duket se për 24-vjeçarin janë interesuar edhe dy ekipe nga Anglia.
Bëhet fjalë për Aston Villa dhe West Ham, që kanë shfaqur interes për Brahim Diaz.
Kostoja e këtij transferimi është 20 milionë euro, ndërkohë që mund të ndodhë edhe një huazim me te drejtë blerjeje./lajminet
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...