Valtteri Bottas mendon se shoku i skuadrës në skuderinë Mercedes është i pamposhtur për momentin.
Lewis Hamilton për të dytin vit rresht dhe të katërtën herë e ka fituar titullin e kampionit të botës në Formula 1.
“Lewis Hamilton? Ai për momentin duket se është i pamposhtur”, tha Bottas në një konferencë për shtyp.
Por, ai më tutje pohoi se këtë vit do të ketë gara më interesante pasi që pretendon t’ia rrëmben fronin ngasësit britanik.
“Është një nga më të mirët e Formula 1 të të gjitha kohërave, sigurisht është piloti më i mirë si sezonit të shkuar. Por, nuk do të thotë se nuk mposhtet”, tha më tutje ai.
Theksojmë se 28-vjeçari është bërë pjesë e botës së garave të veturave të shpejta gjatë vitit 2017 pas tërheqjes së Nico Rosbergut.
Finlandezi në fund të sezonit u rendit si piloti i tretë me më së shumti pikë, përkatësisht 305 sosh./Telegrafi
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron