Bota boksit humbet një boksier| Ndërroi jetë pak ditë pas nokautit

12:11 | 11 Mars 2022
S D

Ndërroi jetë pak ditë më parë pas nokautit që e pësoi, bota e boksit e vajton humbjen e Hero Titos.

Boksi e humbi pak ditë më parë edhe një sportist.

Boksieri nga Indonezia, Hero Tito ndërroi jetë pasi qëndroi në koma për disa ditë shkaku i tronditjes që e pësoi në meçin e zhvilluar më 27 shkurt në Xhakarta.

Tito, emri i vërtet i së cilit është Heru Purwanto, ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare.

Ai përfundoi në dysheme nga goditjet e kundërshtarit James Mokoginta.

Dhe, bota e boksit e ka kujtuar indonezianin pas rastit tragjik që ndodhi.

Legjenda e boksit, Lennox Lewis dhe pjesa tjetër elitare e boksit, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbje dhe keqardhje për atë që ndodhi.

“Sa herë që një boksier zbret në ring, e di se kjo mund të jetë hera e fundit për të. Bota e boksit e humbi një tjetër anëtar. Pusho në dashuri Hero ‘The Lion’ Tito”, ka shkruar Lewis në “Twitter”.

Edhe boksierë dhe ish-boksierë të tjerë i kanë bërë homazhe boksierit indonezian, duke e ngushëlluar familjen dhe miqtë.

Shpërndaje në rrjete sociale