Borussia Dortmundi ka “pranuar” ofertën prej 100 milionë euro për mesfushorin e shumëkërkuar Ousmane Dembele, por me një kusht.
“Blaugranët” dëshirojnë të zëvendësojnë Neymarin pas transferimit të brazilianit për një tarifë rekorde te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. Së bashku me Philippe Coutinhon e Liverpoolit, 20-vjeçari është identifikuar si një shënjestër kryesore e trajnerit Ernesto Valverde.
Pasi refuzuan ofertën e mëparshme për yllin francez, duket që Dortmundi përfundimisht ka pranuar një ofertë, të paktën kështu pretendon ‘Sport’. Megjithatë, gazeta spanjolle raporton se këtu ekziston një kusht.
Skuadra në Bundesliga ka kërkuar 30 milionë euro ekstra për performancat e lojtarit. Prandaj, Barcelona mund të përfundoj duke dhënë një shumë edhe më të madhe për ndeshjet, golat, titujt dhe kupat që Dembele fiton./arbresh.info
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci