Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e radhës.
FBK ka njoftuar sot se Bordi në mbledhjen e mbajtur më 07.09.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
Superliga e Kosovës në edicionin 2021/22 të ketë emërtimin ART MOTION Superliga.
E ka miratuar orarin e garave të Art Motion Superligës së Kosovës për stinorin vjeshtor 2021/22.
E ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Licencim të FBK-së për licencimin e klubeve me kusht dhe e ka udhëzuar të njëjtin Komision që të kërkoj nga klubet që brenda një muaji ti plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Bordi për edicionin 2021/22.
Të hap konkurs për WILD CARD për një vend në Superligën e Femrave për edicionin 2021/22 pas tërheqjes së KBF Vushtrria.
Të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendor që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve. Ky mini-afat do të zgjas prej 8 deri më 10 Shtator 2021.
Të kandidojë për organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet prej 12 deri më 17 Korrik 2022.
I ka miratuar Raportet e Punës të trajnerëve pjesëmarrës në programin e FECC-së.
Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro