Bora ka arritur ta mposht Vëllaznimin me rezultat 85 – 72 në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e basketbollit kosovar.
Gjithçka nisi më mirë për vendasit të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh prej 49 – 35, shkruan Arbresh.info.
Teksa loja e mira vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit ku kryeqytetasit arritën të mbanin epërsinë dhe të arrinin fitoren e radhës në elitë.
Më i dalluari në këtë fitore për Borën ishte Sirko me 18 pikë. Kurse lojë të mirë bën edhe Lomax me 15 sosh kurse 13 tjera shtoi Cambridge.
Më të dalluarit tek Vëllaznimi ishin Hellens me 17 pikë dhe Anderson e Koshi me nga 11 secili.
Kjo ishte fitorja e gjashtë për Borën ndërsa Vëllaznimi pësoi humbjen e nëntë këtë edicion.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...