Bora fiton në Prizren

23:08 | 10 Janar 2026
Q L

Bora ka fituar ndaj Bashkimit në javën e katërmbëdhjetë ë të ProCredit Superligës në basketboll.

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren ndeshja është mbyllur me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20).

Përballja ka qenë mjaft interesante, duke u vendosur në sekondat e fundit.

Çerekun e parë për një nuancë e kanë fituar vendasit, 20:18, derisa lojë e baraspeshuar është zhvilluar edhe në periudhën e dytë dhe të tretë.

Prishtinasit katër minuta nga fundi kanë qenë duke fituar 76:81, kur “Portokallezinjtë” me një seri të suksesshme i kanë përmbysur shifrat në 83:81, por skuadra prishtinase nuk është dorëzuar, derisa Alex Hunter ka shënuar trepikësh dhjetë sekonda nga fundi për 83:85.

Te vendasit Shannon Shorter ka qenë më i miri me njëzet e tri pikë, derisa te mysafirët Hunter e ka përfunduar ndeshjen me nëntëmbëdhjetë pikë, aq sa edhe Shaquan Jules, kurse Tyler Cheese ka pasur njëzet e katër pikë.

Bashkimi ka nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa Bora gjashtë fitore e tetë humbje./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale