Bora shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 102:87 (26:22, 21:24, 29:23, 26:18), në javën e 27-të të ProCredit Superligës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 47:46, me vetëm një pikë epërsi për prishtinasit.
Ndërkohë në etapën e dytë ishte vendimtare, ku Bora ishte më e mirë, për të fituar në fund 102:87.
Adem Mekiq ishte më i miri te vendasit me 29 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te mysafirët gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Darryl Jordan e mbylli ndeshjen me 14 pikë e nëntë kërcime.
Pas 27 ndeshjeve në elitë, Bora ka nëntë fitore e 18 humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 22 humbje.
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur