Është shtyrë ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit e paraparë të zhvillohet nga ora 13:00.
Bora e madhe e rënë gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka bërë që kjo ndeshje mos të zhvillohet.
Delegati i ndeshjes Afrim Nebiu së bashku me gjyqtarët e ndeshjes me në krye Gramos Shalën, kapitenët e dy skuadrave Taulant Dajaku (Ferizaj) dhe Benjamin Emini (Llapi) vendosën që mos ta nisin ndeshjen fare.
Kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00.
Kësisoj ndeshja e vetme që po zhvillohet ditën e sotme në Ipko Superligë është ajo mes Dritës dhe Drenicës.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend