Kobbie Mainoo zyrtarisht vazhdon kontratën me Man United

16:38 | 30 Prill 2026
D.H

Mesfushori Kobbie Mainoo e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2031.

21-vjeçarit anglez i skadonte kontrata e mëparshme në vitin 2027, por ka vendosur të vazhdojë edhe më tutje me “djajtë e kuq”.

“Manchester Unitedi ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Ky klub i veçantë do të thotë çdo gjë për familjen time”, ka thënë Mainoo pas vazhdimit të kontratës.

Mainoo në 26 paraqitje i ka tri asistime në këtë sezon, por vlerësohet shumë i rëndësishëm për klubin e madh anglez.

 

Shpërndaje në rrjete sociale