Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 27-vjeçar në Mirditë, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të kanabisit.
Prangosja e tij ka ardhur pasi zyrtarët policorë kanë gjetur pyllin në të cilin ishte krijuar minisera e improvizuar për të mundësuar kultivimin e kanabisit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve, hetimeve me metoda proaktive dhe punës operative, kryer me objektiv konstatimin që në fazë të hershme dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, zhvilluan operacionin e koduar “Faza fillestare”. Në kuadër të operacionit, në fshatin Dardhëz, në zonë të pyllëzuar, u gjetën në një miniserë të improvizuar, disa platforma polistiroli në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...