Pas kthimit te Bianconerët, Leonardo Bonucci e ka quajtur Juventusin shtëpi të tij.
Mbrojtësi italian u largua para 12 muajsh nga kampioni italian për t’iu bashkuar Milanit, ku u bë edhe kapiten.
Në gjashtë sezonet e mëparshme te bardhezinjtë, ai i fitoi gjashtë Scudetto radhazi. Mirëpo, në edicionin 2016/2017 i prishi raportet me trajnerin Massimiliano Allegri dhe disa lojtarë të Juves.

Sidoqoftë, pas vetëm një sezoni në San Siro, Bonucci është khtyer në Torino, si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit me Mattia Caldaran, ndërkohë që edhe Gonzalo Higuain është huazuar te Milani.
Pritet të shihet se si do të jetë reagimi i tifozëve në tribuna, kur Bonucci të luajë sërish me fanellën bardhezi.
Shumë pak tifozë e kanë mirëpritur kthimin e 31-vjeçarit te Zonja e Vjetër, derisa disa e kishin fishkëllyer gjatë arritjes në zyrat e Juventusit.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen