Armando Sadiku nuk ndalet në Zvicër. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonisti kryesor në barazimin që Lugano e drejtuar nga Tramezani mori në transfertë ndaj Vaduzit me rezultatin 1-1, teksa shënoi golin për ekipin e tij.
Vendasit e Vaduzit kaluan fillimisht në avantazh në pjesën e parë, ku në minutën e 33′ Gripi shënoi golin e parë të ndeshjes.
Megjithatë, gjërat ndryshuan në pjesën e dytë ku “bomberi” i Kombëtares kuqezi arriti të barazojë shifrat në 1-1. Sadiku shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Mizrakit në minutën e 65’ duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky gol vulosi edhe rezultatin e ndeshjes, duke bërë që Lugano të marrë një pikë me vlera ndaj një rivali direkt për mbijetesë.
Ndërkohë, te Vaduzi luajti për 90 minuta edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Albian Ajeti, por pa mundur dot të gjejë rrugën e golit.
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete