Agjentët e futbollistit të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit jane ende duke negociuar për një transferim të mundshëm të mesfushorit të Interit tek Bologna.
Marrëveshja është thuajse e kryer, teksa po diskutohen detajet bëjnë të ditur mediat, shkruan Arbresh.info.
Teksa eksperti i transferimeve, Fabricio Romano bën me dije se tek Bologna besojnë se do ta kenë firmën e mesfushorit shqiptar në kontratë.
Eksperti italian i merkatos zbulon se transferimi do të kryhet për shifrën e 10 milionë eurove.
Gjithashtu, zikaltrit do të përfitojnë 40% veren e vitit të vlerës në rast rishitjeje në të ardhmen.
Asllani u transferua verën e vitit 2022 tek Interi nga Empoli. Shqiptari me zikaltrit luajti 99 ndeshje, teksa realizoi katër gola dhe pesë asistime./Arbresh.info
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C