Boksierja e mirënjohur e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg), ka mësuar kundërshtaren e saj për Kampionatin Evropian për të reja, e cila do të mbahet në Bullgari.
Kampionia evropiane për të reja dhe nënkampionia e Botës për juniore, Donjeta, do të ndeshet me anglezen Otoole Sian.
“Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian, kampionia Evropiane Donjeta Sadiku nesër (me 4 korrik) bokson kundër boksieres angleze Otoole Sian, ndërsa Fjolla Qunaj (52 kg) me 5 korrik bokson me norvegjezen Bruun Anabelle”,tha Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...