Boksieri Patrick Day ka vdekur në moshën 27-vjeçare, katër ditë pasi pësoi një dëmtim të trurit në një luftë kundër Charles Conwell.
Amerikani u fut në gjendje kome të shtunën pasi u rrëzua në raundin e 10-të në përballjen e zhvilluar në Chicago.
Megjithatë, lëndimet e forta në tru kanë bërë që amerikani Day të mos mundet t’i përballoj dhe të vdes pas katër ditësh, shkruan Telegrafi.
Promoteri Lou DiBella konfirmoi se Day ka vdekur të mërkurën “i rrethuar nga familja e tij, miqtë e afërt dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit”.
“Ai ishte një djalë, vëlla dhe mik i mirë për shumë njerëz”.
“Mirësia, pozitiviteti dhe bujaria e Patit bëri një përshtypje të qëndrueshme për të gjithë ata që takuan”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, Day pati 17 fitore, katër humbje dhe një barazim nga 22 përballjet e tij si boksier.
https://youtu.be/EZX_ZsvQGqs
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...