Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton bindshëm ndeshjen e parë ndaj Sportingut

Bodø, Norge 20260311. Bodø/Glimts Sondre Brunstad Fet jubler sammen med lagkamerater etter å ha scoret 1-0 målet under fotballkampen i Champions League mellom Bodø/Glimt og Sporting Lisboa på Aspmyra stadion. Foto: Fredrik Varfjell / NTB

23:05 | 11 Mars 2026
D.H

Befasia e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Bodo/Glimti ka arritur fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Sportingut në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës.

Fet realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 32, shkruan Arbresh.info.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra norvegjeze arriti të realizoi edhe golin e dytë me anë të Blomberg.

Kurse Kasper Hogh vulosi fitoren e Bodos në minutën e 71-të me rezultat 3-0.

Bodo/Glimt vazhdon ëndrrën evropiane, duke bërë një hap gjigant për t’u kualifikuar në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.

Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme në Lisbonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale