Jerome Boateng duket se është afër largimit nga gjiganti bavarez.
Për shërbimet e mbrojtësit gjerman po interesohet skuadra e PSG.
Është Uli Hoeness ai që ka deklaruar se mbrojtësi ka adresuar kërkesën për largim tek presidenti Rummennige.
“Jerome i ka thënë presidentit se dëshiron sfida të reja. Është 50/50 por do të ishim të lumtur nëse ai qëndron. Është lojtar fantastik” ka deklaruar Hoeness.
Ish mbrojtësi i Manchester City i është ofruar gjatë kësaj vere edhe skuadrës së Manchester United, por drejtuesit e United e donin vetëm në formë huazimi.
Paris Saint Germain dhe Bayern Munich kanë afat deri më 31 gusht që ta mbyllin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit 29 vjeçar.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira