Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Kampionat Botëror me 7 qershor ndaj Serbisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dal me një njoftim sa i përket biletave për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Si shkak i interesimet të madh për këtë sfidë, FSHF-ja ka zgjedhur një variant si asnjëherë më parë, për mënyrën e shitjes së biletave.
Diçka e çuditshme kjo duke marrë parasysh kundërshtarin dhe dënimin që e ka FSHF-ja për këtë sfidë.
Një person i cili dëshiron të jetë i pranishëm në këtë sfidë së pari duhet të aplikoj për biletë, pastaj do të varet nga shorti nëse ai do ta fitojë apo jo biletën për ndeshjen e vitit të kombëtares.
NJOFTIMI I PLOTË NGA FSHF-ja:
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.
Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:
– Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.
– Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.
– Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.
– Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.
– Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.
– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.
FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin