Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar se biletat për ndeshjen kualifikues do të shiten edhe në Prishtinë.
Përmes njoftimit është bërë e ditur se biletat mund të blihen te stadiumi “Fadil Vokrri”, nga ora 9:00 deri në ora 17:00.
“Të gjithë të interesuarit në kryeqytet, për t’u pajisur me biletat e vlefshme për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërmjet BALLKANIT dhe Ludogorets, mund t’i sigurojnë ato që nesër (e hënë), te hyrja VIP1 – zyra e mediave, brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, nga ora 09:00 deri në 17:00”, thuhet në njoftim.
Ballkani luan të martën ndaj Ludogorest në ora 20:45 në kuadrër të kualifikuesve për Ligën e Kampionëve./Arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë