Përfaqësuesi i Spanjës në ragbi, Kawa Leauma, ka vdekur në moshën 32-vjeçare pasi ra aksidentalisht nga një ndërtesë në Holandë.
Besohet se 32-vjeçari ra nga një lartësi prej tetë metrave dhe si pasojë pësoi lëndime të rënda në kokë.
Sulmuesi i lindur në Zelandë të Re iu nënshtrua dy operacioneve urgjente, por vdiq në spital në Amsterdam të martën mbrëma.
Leauma kishte udhëtuar në Holandë me Kombëtaren e Spanjës, por nuk kishte luajtur.
“Me keqardhje ju njoftojmë për vdekjen e Kawa Leauma”, njoftoi Federata e Ragbit e Spanjës.
Federata spanjolle nuk dha më shumë hollësi, duke e respektuar dëshirën e bashkëshortes së tij. /GE/
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...