Bordi i Besiktasit ka vendosur të mos dalë në fushë kundër Fenerbahces me 3 maj, duke kundërshtuar vendimin e Federatës Turke të Futbollit për të vazhduar ndeshjen.
Me 19 prill, derbi i Stambollit u anulua për shkak të dhunës pasi u lëndua menaxheri i Besiktasit Senol Gunes nga objektet e hedhura nga tribuna e Stadiumit Ulker të Fenerbahces, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës Turke të Ziraat u shty në minutën e 57 dhe Federata Turke e Futbollit vendosi të mërkurën se ndeshja do të vazhdojë aty ku u ndal më 3 maj, por pa tifozë të pranishëm.
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga llogaria zyrtare në Twitter e klubit të futbollit Besiktas të enjten në mbrëmje, klubi tha se kishte vendosur të mos luante këtë ndeshje me 3 maj./Arbresh.info/
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...